21:37 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

8 vatra zjarri në të gjithë vendin, qarqet me probleme

10:55 | 30/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata me zjarrin, Emergjencat Civile: 18 vatra në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë e Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra te vogla që kanë qenë aktive janë shuar.

Qarku Berat.

Në fshatin Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj në pronësi. Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë Berat ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra dhe 500 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Meçe” të qytetit Krujë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës, 3 autobote me ujë së bashku me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë kanë punuar me intensitet për disa orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 10 ha me shkurre dhe ferra dhe u përshkuan nga flakët 60 rrënjë ullinj. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra në Fushë Draç, Njësia Administrative Ishëm, bashkia Durrës. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Durrës ka dërguar në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre e ferra.

Qarku Elbasan.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë ish-rrobaqepësisë në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll Ahu në Malin Babje, Njësia Administrative Qendër, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë të cilët me mjete rrethanore për shkak të terrenit kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa drurë ahu.

Qarku Vlorë.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë në fshatin Treblovë, bashkia Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet me forca zjarrfikëse, si dhe disa banorë të fshatit, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2.5 ha sipërfaqe me shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj shekullor.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në fshatin Rusan, bashkia Delvinë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Delvinë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë arritur të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.2 ha shkurre dhe ferra.

Qarku Gjirokastër.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në fshatin Mashkullorë, Njësia Administrative Cepo, bashkia Gjirokastër. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gjirokastër ka dërguar personelin shoqërues për shkak të terrenit malor, kanë punuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga forca të pyjores, punonjës të policisë së rendit dhe banorë të fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 6.5 ha shkurre dhe ferra. Janë shpëtuar banesat e fshatrave Mashkullorë dhe Cepo dhe disa ullinj e vreshtari.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: qarqetvatrazjarr
Pas

Fundjava në plazh, policia shton masat: Këto janë akset rrugore më të ngarkuara

Para

Flet djali i pronarit të lokalit që u përfshi nga flakët në Velipojë: Si e gjeta babain në bodrum, ç’ndodhi më pas

Para
Flet djali i pronarit të lokalit që u përfshi nga flakët në Velipojë: Si e gjeta babain në bodrum, ç’ndodhi më pas

Flet djali i pronarit të lokalit që u përfshi nga flakët në Velipojë: Si e gjeta babain në bodrum, ç’ndodhi më pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.