Burime bëjnë me dije për Fax News se prokuroria ka me prova faktin që Fredi Bejleri ka blerë 8 vota kundrejt shumës prej 400 mijë lekëve të vjetra.
Sipas burimeve hetimi ka qenë proaktiv me prokurorinë, me autorizime respektive, të lëshuara nga prokuroria, përgjime e vëzhgime në ambiente publike.
Dhe korrupsioni për shitblerjeve të votave sipas burimeve nga akuza janë të dokumentuara dhe të provuara.
Por qytetarët e shoqëruar sot në Vlorë pretenduan se nuk kanë marrë para nga Beleri, por vetëm iu është premtuar një gjë e tillë, dhe jo vetë nga kandidati i Himarës.