10:26 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë njoftim: Situata është në kontroll!

09:52 | 10/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë njoftim: Situata është në kontroll!

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të vecantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikqyrjeje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë tw konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

 

 

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë.

Pas

Dëshmia e S.Qordjes: “Nuk mbaj mend personat dhe nuk kam qenë e dhunuar”

Para

Arbër Hoxha “imiton” Messin, realizon një gol të “çmendur” ndaj Shakhtar (VIDEO)

Para
Arbër Hoxha “imiton” Messin, realizon një gol të “çmendur” ndaj Shakhtar (VIDEO)

Arbër Hoxha “imiton” Messin, realizon një gol të “çmendur” ndaj Shakhtar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.