Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një e moshuar gjeti vdekjen pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët bndërsa ajo u asfiksuaa.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çelo Sinani” ndërsa si pasojë e asfiksisë ka ndërruar jetë një 80-vjeçare, e identifikuar si Violeta Muçi.
Vajza e të ndjerës ka folur për Faxnews ku ka treguar se e moshuara ka qenë vetëm në shtëpi, nërsa nuk e dinë shkakun e zjarrit në banesë. Po ashtu ajo bëri apel për ndihmë për shkak se banesa e saj tashmë është shkrumbuar totalisht.
Vajza e viktimës: Ngjarja ka ndodhur ne mengjes, u ngritem si përdite, pimë kafe bashkë.Në oren 8 pa 20 me merr halla, cupe po te digjet shtepia, nuk e di pse se lashe cdo gje normale. Nena ndodhej vetem se ikem ne punë dhe shkollë.
Nuk e dimë po policia dyshon per shkëndijë elektrike. E kishte parë komplet lagjja. Nëna ishte e shtrirë, kishte ndërruar jetë. Është asfiksur nga tymi, trupi nuk është djegur.
Kur erdha tepër vonë, cdo gjë kishte mbaruar. Kishte ardhur policia dhe pastaj zjarrfikësja.kKëtu cdo gjë ka marrë fund.Jam në qiell të hapur, jeta ime këtu është.
Kërkoj ndihma më ndihmoni se jam në qiell te hapur se jam vetë i katërt.