16:23 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

90 kilogramë drogë dhe armë brenda banesave, në pranga dy persona (DETAJE/FOTO)

10:42 | 12/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
90 kilogramë drogë dhe armë brenda banesave, në pranga dy persona (DETAJE/FOTO)

9 kilogramë janë gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së një shtetasi banues në fshatin Grusë e Re dhe 81 kilogramë në banesën e një tjetër shtetasi banes në fshatin Xhan. Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan edhe armë.

Është kryer arrestimi i shtetasve: Pjeter Çakaj, 54 vjeç dhe Mirash Mali, 51 vjeç. Materialet për këto raste i janë kaluar Prokurorisë së Shkodrës.

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ALAVANA”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 90 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri.

Nga shërbimet D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe bazuar në planin e veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alavana”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve si më poshtë:

Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ parashikuar nga neni 283 dhe 278 i Kodit Penal,

Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, për veprën penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1784″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: drogeShkoder
Pas

Saimir Tahiri dorëzon CV-në por harron të fshijë ca shënime nga fundi (FOTO)

Para

LGBTI ndryshon intenerarin e marshimit, shmang përplasjen me protestuesit e PD-së

Para
LGBTI ndryshon intenerarin e marshimit, shmang përplasjen me protestuesit e PD-së

LGBTI ndryshon intenerarin e marshimit, shmang përplasjen me protestuesit e PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

Drejtonte mjetin pa patentë dhe rrezikoi jetën e policëve, neutralizohet nga shërbimet e sigurisë

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.