Një vaksinë Covid-19 e zhvilluar dhe testuar në Rusi gjeneroi antitrupa neutralizues në dhjetëra subjekte studimi. Revista mjekësore Lancet shkroi se një studim i ri tregon se vaksina shkaktonte efekte anësore si ethe, por që ishin kryesisht të lehta.
Rusia mori një sërë kritikash kur njoftoi se ishte i pari shtet në botë që kishte bërë gati vaksinën që të futej në prodhim të gjerë për tu shpërndarë në botë, edhe pse nuk kishin përfunduar provat vendimtare të Fazës 3.
Në studimet e Fazës 1 dhe 2 të vaksinës, e cila quhet Sputnik V, të gjithë 76 pjesëmarrësit në studim zhvilluan antitrupa ndaj virusit që shkakton Covid-19, sipas raportit të Lancet.
Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që njerëzit kishin pasi u rikuperuan në mënyrë të natyrshme nga koronavirusi. Studiuesit gjithashtu shikuan përgjigjet nga qelizat T, një tjetër përbërës i sistemit imunitar.
“Rezultatet nga prova sugjerojnë gjithashtu që vaksinat prodhojnë një përgjigje të qelizave T brenda 28 ditëve,” shkruajnë studiuesit.(A.M/Faxweb.al)