23:05 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri, a është e mundur?

19:13 | 11/12/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad nga një grup kryengritësish. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti i zgjedhur mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij me qëllimet Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, izolimin e Iranit dhe përballjen me Rusinë, Turqinë dhe vende të tjera.Sirianët ende po festojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili është arratisur në Moskë. E ardhmja e vendit nuk është aspak e qartë pasi fuqitë rajonale përpiqen të mbrojnë interesat e tyre.

Nga jugu, Izraeli nisi sulmet për të dobësuar atë që ka mbetur nga ushtria e aleatit të Iranit.

Në veri, rebelët e mbështetur nga Turqia morën nën kontroll një pjesë të territorit, duke detyruar kurdët sirianë të largoheshin.

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar me shpejtësi, duke nisur sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t’i ndihmuar të përballen me rreziqet”, tha Presidenti Biden.

Ndërkaq, Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sinjalizoi se nuk dëshiron të përfshihet në Siri.

“Padyshim duket sikur bota është çmendur pak tani”, tha presidenti i zgjedhur Trump.Hayat Tahrir al-Sham, grupi i rebelëve që rrëzuan Assadin, është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, zoti Trump dëshiron që Uashingtoni të mos përfshihet në konfliktit sirian. “Kjo nuk është lufta jonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Me këtë qëndrim u pajtua Tulsi Gabbard, e emëruara e zotit Trump për postin e drejtores së zbulimit kombëtar.

“Ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë vazhdimisht, për t’i dhënë fund luftërave, për të siguruar paqen duke treguar forcën dhe duke vënë në radhë të parë interesat e sigurisë kombëtare dhe sigurinë dhe lirinë e popullit amerikan”, thotë. znj. Gabbard.

Por me largimin e Asadit, Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij për mos përfshirje me qëllimet amerikane për të mbrojtur aleatët, si Izraeli dhe Jordania dhe për të shmangur rigjallërimin e grupeve terroriste si Shteti Islamik.

“Pengimi i organizatave të njohura terroriste nga qasja te armët kimike dhe aftësia për të vepruar në territore që nuk i ka askush nën kontroll ose në hapësirën ku ka shtete të dështuara, mendoj se është një veprim shumë i zgjuar. Unë mendoj se këtë politikë do ta vazhdojë edhe Presidenti Trump”, tha Christopher O’Leary ekspert kundër terrorizmit.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump urdhëroi sulme ndaj regjimit të Asadit në përgjigje të përdorimit të armëve kimike. Presidenti Trump megjithatë, u përqëndrua më shumë në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Ai urdhëroi largimin e trupave amerikane nga Siria në vitin 2019, duke lënë vetëm disa qindra ushtarë amerikanë për të mbrojtur fushat e naftës.

Ai u kritikua se braktisi aleatët. Pas tërheqjes, Turqia nisi ofensivën kundër forcave kurde, që kishin luftuar së bashku me ushtarët amerikanë për të shkatërruar Shtetin Islamik në Siri.

Kësaj radhe zoti Trump tha: “Të mos përfshihemi”.

Por me kaq shumë interesa amerikane në rajon, politika e mospërfshirjes mund të jetë më lehtë të thuhet sesa të zbatohet.VOA

Pas

Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës

Para

Ndryshimet klimatike, shtetet e prekura kërkojnë qartësi mbi detyrimet ligjore për vendet ndotëse

Para
Ndryshimet klimatike, shtetet e prekura kërkojnë qartësi mbi detyrimet ligjore për vendet ndotëse

Ndryshimet klimatike, shtetet e prekura kërkojnë qartësi mbi detyrimet ligjore për vendet ndotëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.