Ish-ministri Saimir Tahiri ka publikuar një video të çuditshme me dy djemtë e tij, të cilët ka zgjedhur kohëve të fundit ti bëjë pjesë të postimeve në rrjetet sociale.
Tahiri ka publikuar një video ku shihet me djalin e madh Drinin dhe të voglin, Golikun, ku më i vogli përpiqet që të thojë fjalët e tij të para, pasi siç duket do të mësojë të flasë.
Drini dhe Tahiri, nxjerrin gjuhën dhe duket se kjo e bën të argëtohet Golikun, i cili i imiton dhe shihet duke buzëqeshur.
“Fjalimi i parë jo keq”, shkruan Tahiri, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot, ndërkohë që po disa ditë më parë ish-ministri publikoi disa foto me qentë e tij me gjuhën jashtë.
Tahiri është në pritje të rifillimit të procesit gjyqësor ndaj tij në pikën zero, pas vendimit të apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.