Planet përfundimtare për aksionin ushtarak në Rafah dhe kampet refugjatëve në Rripin qendror të Gazës janë miratuar nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi.
Sipas faqes së lajmeve Ynet, tanket izraelite janë vendosur në kufirin e Gazës dhe janë gati të marrin dritën jeshile për të filluar ofensivën e diskutueshme, të cilën Izraeli e konsideron si shtytjen e fundit të nevojshme për të zhdukur forcat luftarake të Gazës.
Ndërkohë delegacioni i Hamasit është larguar nga Kajro dhe do të kthehet me përgjigjen për propozimin e armëpushimit në Gaza dhe do të japë një përgjigje me shkrim.
Perëndimorët dhe disa vende arabe po bëjnë presion që Hamasi të thotë po propzimit të armëpushimit.
Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Katarit dhe Egjiptit të bëjnë çdo përpjekje për lirimin e pengjeve, pasi sipas tij është e vetmja pengesë për armëpushim.