Rritja e ndjeshme e rasteve me koronavirus në Greqi ka bërë që Athina të marrë masa të rrepta për të ndaluar trendin rritës të rasteve.
Mediat greke shkruajnë se kjo javë konsiderohet vendimtare për rrjedhën e epidemisë dhe më pas do të shihet mundësia e vendosjes së karantinës.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e rifillimit të procesit të dërgimit të sms-ve, për të gjitha daljet në të gjithë Athinën. Sipas MEGA, specialistët e sëmundjeve infektive duket se e sugjerojnë këtë alternativë për të moshuarit, personat mbi 65 vjeç në mënyrë që t’i mbrojnë ata.
Në të njëjtën kohë, shqyrtohet përdorimi i përgjithshëm i maskës, në mënyrë që të shmanget ‘karantina e ardhshme’ prej 15 ditësh.
Masat e reja që janë marrë nga 21 shtatori deri më 4 tetor 2020:
– 9 persona do rrijnë në ambiente të mbyllura. Ky rregull përjashtohen zonat dhe vendet ku zbatohen masa të veçanta në distancë, siç janë dyqanet shëndetësore.
– Koncertet në hapësira të hapura dhe të mbyllura janë pezulluar.
– Shfaqjet në kinematë e mbyllura pezullohen.
– Një maksimum prej 20 personash janë vendosur në dasma, pagëzime dhe funerale.
Masat e mëposhtme janë marrë në lidhje me punonjësit:
-Për punonjësit në sektorin privat dhe public nuk duhet të ketë në zyrë më shumë se 40% të kapacitetit të punonjësve. Nëse puna mund të kryhet nga shtëpia kalojnë në shtëpi.
-Qytetarët të shkojnë në punë në tre orere të ndryshme, përkatësisht në oraret 7, në 8 dhe në 9 të mëngjesit.