Javier Aguirre nuk është më trajner i Mallorcas. Klubi i La Liga, ka publikuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Trajneri i RCD Mallorca, Javier Aguirre, nuk do të vazhdojë me ne sezonin e ardhshëm. Klubi dëshiron të falënderojë meksikanin për punën e tij të madhe dhe profesionalizmin gjatë kohës së tij këtu” – shkruan Mallorca, skuadër në të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.