Analisti Ardian Kastrati ka shpërthyer në lot teksa fliste për një ngjarje që i ka ndodhur gjatë luftës. Më 28 nëntor të vitit 1998, e kishte përjetuar një tmerr dhe ditë të rëndë pasi me sytë e tij kishte parë dajën që ndërronte jetë.
Sipas tij ishin serbët që i prenë kokën dhe ia hodhën në dajës së tij serbët ia kishin prerë kokën dhe ia kishin hedhur në një pellg.
“Sytë e mi kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.