Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca, i cili ishte i dyshuar si i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet të Lezhës. Arrestimi i Ndrecës u konsiderua i paligjshëm nga gjykata, pasi sipas saj u bë pa prova bindëse dhe mori vendimin për lirimin e tij.
Nga hetimet e prokurorisë, nga këqyrja e telefonit të të arrestuarit Elis Shpellzaj është gjetur i regjistruar numri i telefonit anglez +447426932098 me emrin “Bellanoca” dhe ky numër, sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, i përket Armando Ndrecës, por në vendim thuhet se nuk është arritur të provohet diçka e tillë.