Policia ka shoqëruar 3 persona të Shoqërisë Civile që po zhvillojnë një protestë kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim pranë kryeministrisë. Mes personave që janë të revoltuar për maskat është edhe deputeti Kujtim Gjuzi, të cilit i kanë kërkuar që të largohet nga tubimi.
Ata kanë kërkuar largimin e Gjuzit nga protesta duke e ofenduar dhe duke kërkuar që ai të largohet, pasi sipas tyre i shërben Edi Ramës.
Qytetari: Ik tani! Ik o legen, o burrë legen, ik ngri atë kartonin për atë gomarin. Or m*t ça pozicioni ke ti mor!
Gjuzi: Mbaj pra gojën o legen të thashë dhe një herë, jam përfaqësues! Mbaje të thash gojën dhe hiqe atë telefon. B*th q*r! U bone ti b*th q*r se ne nuk më njeh mirë!
Qytetari: Ik voto Edi Ramën, ik o Kujtim të lutem. Datë 25 prill do ta shohësh b*thën ti dhe ato shokët e ty. Ti je m*t ai je ti!
Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi që maskat të mbahen me detyrim në çdo ambient, përvec shtëpisë në të kundërt, qytetarët do të marrin masë ndëshkimore 30 mijë lekë të vjetra që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike.
(M.Q/Faxweb.al)