Pòlicia e Fierit ka zbardhur pas 5 vitesh vrásjen e një 82-vjeçari me mjete të forta, e ndodhur në Nëntor të vitit 2015. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se për vrásjen e Nevruz Likometës, një biznesmen i njohur asokohe në Fier, pasi kishte linjën e transportit të autobusave Greqi-Shqipëri, është vënë në pránga shtetasi Skënder Krasniqi, me banim në Fier.
Ky i fundit ka qenë i dyshuar që prej vitit 2015, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak se víktima i ka ngácmuar të ëmën. Krasniqi, sipas Pòlicisë përveçse e ka vrárë Likometën, e ka hedhur trupin e tij më pas në koshin e plehrave.
Që në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Pòlicia kishte vënë në pránga Krasniqin, por më pas ai ishte liruar për mungesë provash. Gjatë marrjes në pyetje asokohe Krasniqi ka thënë se Novruz Likometaj i ngacmonte s*ksualisht nënën e tij, por nuk e kishte pránuar autorësinë e krímit.
Kufoma e Novruz Likometajt u gjet në një kazan mbeturinash 300 metra larg shtëpisë, i mbështjellë me çarçaf. Likometaj, ish-kryetar i sindikatës së transportit, kishte në pronësi me djemtë një agjenci turistike udhëtimi, “Likometa Travel”, të linjës Shqipëri-Greqi.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i víktimës ishte másakruar nga g.oditje me th.ikë dhe go.ditja vde.kjeprurëse ishte bërë në fyt.
Njoftimi i plotë i Pòlicisë dhënë sot: Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrásja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit.
Kapet dhe ndalohet autori i vrásjes së 82-vjeçarit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrárë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.
Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.
Nga specialistët për Hetimin e Kr.meve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Árrest në bùrg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrásja me paramendim”.
Materialet i kaluan Pròkurorisë pránë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (E.K/Faxweb.al)