Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për vdêkjet e padeklaruara nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kreut të PD-së në një listë të marrë nga morgu, shihet se numri i personave që ndërrojnë jetë nga repartet Covid është pothuajse dyfish më i madh se ai që raporton ditë pas dite Ministria.
Vetë Xhemali tha se morgu kontrollohet si nga QSUT ashtu dhe nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që ftoi prrokurorinë të bëjë hetime.
Zoti Basha sapo ka bërë një denoncim, me listat përkatëse… të një liste që nuk përputhet me listën zyrtare të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Por në listën që vijnë nga morgu shënohen si persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 që kanë ardhur nga sy spitalet COVID. A ka një mospërputhje mes të numrit të vdêkurve nga COVID me atë që kanë humbur jetën zyrtarisht?
Atëherë sa për sqarim për të gjithë, morgu i Mjekësisë Ligjore ka një kontroll të dyfishtë. Nga QSUT dhe ministria e Drejtësisë. Pra të gjitha rastet e COVID, menaxhohen nga QSUT. Nuk kanë lidhje fare me Mjekësinë Ligjore, që bëjmë ne si ekspert mjeko-ligjor.
A ka mospërputhje mes dy numrave?
Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT-së, ata e menaxhojnë COVID-in. Ne do e bëjmë një sqarim të plotë, le të vij dhe Prokuroria të hetojë.
(E.K/Faxweb.al)