Taylor Swift mund të jetë duke thyer rekorde njëri pas tjetrit, por për Pet Shop Boys, muzika e saj është zhgënjyese.
Në një intervistë, këngëtari i Pet Shop Boys, Neil Tennant kritikoi muzikën e Taylor Swift pas publikimit të albumit të saj të ri, “The Tortured Poets Department”.
Ai tha, “Taylor Swift më magjeps si fenomen, sepse ajo është shumë e njohur, dhe mua më pëlqen shumë, por kur dëgjoj disqet e saj… për një fenomen kaq të madh, ku janë këngët e famshme? Çfarë është ‘Billie Jean’ e Taylor Swift?
Më pas, këngëtarja e përshkroi muzikën e Swift-it si “zhgënjyese”, duke thënë: “Më pëlqen fakti që i bashkon të gjithë këta njerëz, madje edhe nga breza të ndryshëm, por mendoj se e vetmja gjë zhgënjyese është muzika, jo teksti, muzika. ”