Mesazhet të pafundme ngushëllimi kanë ardhur për presidentin e Fax News Kasem Hysenbelli, i cili një ditë më parë ndërroi jetë për shkak të Covid-19.
Gazetari Ervis Zholi nga SHBA, shkruan se Hysenbelliu, ishte njeriu që me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias.
Ervis Zholi: “Kasem Hysenbelliu njeriu me vizone dhe me pasteritn e shpirtit qe percoi Fjalen e lire te medias .
Në emrin e stafit te Zëri Jonë USA i Shprehim Ngushellime me te perzemerta Nenes dhe Familjes se tij , Stafit te Fax news , miqve dhe shoqeris te tij .
Zëri Jone USA beson se enderen e kasemit qe ai e deshte aq shume sic ishte fax neës do e cojne perpara. Do te jesh gjithone ne zemrat dhe ne mendjen e Shqiptareve! U Preht ne Paqe miku i MEDIAS SE LIRE.”
Nga ana tjetër avokati Artan Manushaqe, propozon që rruga e Unazës së re të marrë emrin e Kasem Hysenbelli, për shkak të mbështetjes së fortë që presidenti i Fax News u dha banorëve të kësja zone.
Postimi i plotë: Pas 25 Prillit Rruga e Unazes se Re duhet te mari emrin e Kasem Hysenbelli! Jem me fat qe kam njohur nje njeri si Kaso, keshtu i therrisja apo i shkruaja.
Kasua ka qene nje mbeshtetes i forte per Lirine e Fjales dhe te Medias. Fal Kasem Hysenbelliut dhe rrjetit mediatik Fax News une jam promovuar fuqishem nga kjo media vitet e fundit, si nje ze qytetar i lire e i pacensuruar asnje sekonde.
Kasua dhe Fax kurre s’ma ka mbyllur deren, madje kur kishim nevoje per Protesten e Unazes apo Teatrit Fax-in e kishim shtepine tone te dyte.
Kason e kisha njohur ne media prej shume vitesh, por personalisht kam tre vjet qe e kam njohur per shkak se na bashkoi Liria dhe Dashuria per Shqiperine ku secili ishte ne rolin e vete.
Rralle ne jete te bie te takosh njerez te tille si Fisnike, te Fjales e Beses si Kasemi.
Ne nje nga daljet e mia vjet ne Fax, kur pothuajse te gjitha mediat ishin te kapura, kam thene nje fjali: Me nje televizion te vogel si Fax-i ne po bejme revolucion..! E ne fakt Faxi kishte nga pas Njeriun e Mire e Fisnik, Kasem Hysenbelli!
Perhu i qete Kasem vella, na ke lene gjene me te mire qe mund te leje nje njeri pas, na ke lene Dinjitetin tend kudo!