02:09 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shoqërohet në polici Viktor Ymeri, daja i ‘faqedjegurit’ Edison Harizaj. Ja për çfarë dyshohet

15:07 | 08/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoqërohet në polici Viktor Ymeri, daja i ‘faqedjegurit’ Edison Harizaj. Ja për çfarë dyshohet

Viktor Ymeri

Është shoqëruar në policinë e shtetit Viktor Ymeri, i cili njihet me nofkën si “Tori i Xhihanes”, është daja i Edison Harizaj, i njohur ndryshe si ‘faqedjeguri’. Harizaj, 33 vjeç njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2018.

Arsyeja e shoqërimit të tij është bërë pasi dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe Taullai. Viktor Ymeri është miku i Indrit Taullait, i cili u arrestua nga Gjykata e Prizrenit dhe sot mori masën e sigurisë ’40 ditë burg’.

Pritet që në orët në vijim SPAK dhe Policia të kenë një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin. Viktor Taullai  ka qenë i dënuar me 25 vite burg për dy vrasje, por në vitin 2019 u lirua me kusht nga Gjykata e Elbasanit.

Kush është Viktor Ymeri

Viktor Ymeri që prej vitit 1999 deri në Dhjetor 2019 ka qëndruar në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Por si u liria Viktor Ymeri, në një kohë kur ndaj këtij personi, kishte mbërritur dhe një vendim penal i drejtësisë Italiane që e dënonte me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë.

Ky dënim është dhënë nga gjykata e Romës në Itali dhe është njohur nga gjykata e Elbasanit, ku gjyqtar ishte Sulejman Kurti. Sipas vendimit italian Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluar me armë zjarri mbi mjetin “BMË”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska. Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej. Veç këtij dënimi me 24 vite burg, Viktori, kishte marrë në 30 tetor 2018 dhe një dënim tjetër, të cilin thuajse e ka kryer me 25 vite burgim për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në Durrës.

(A.M/Faxweb.al)

Etiketa: Edison HarizajIndrit TaullaiViktor Ymeri
Pas

Vrasja e të riut në “Ditën e Rinisë”, Bardhi: 30 vjet më parë rinia vritej nga Ruçi, sot po i vret Rama me Lleshajn

Para

Shifra të frikshme viktimash nga Covidi në Kosovë, regjistrohen 557 raste të reja për 24-orë

Para
Shënohen 9 të vdékur nga Covid-19 në Kosovë, shifra alármante e rasteve të reja nga 451 testime

Shifra të frikshme viktimash nga Covidi në Kosovë, regjistrohen 557 raste të reja për 24-orë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.