Është shoqëruar në policinë e shtetit Viktor Ymeri, i cili njihet me nofkën si “Tori i Xhihanes”, është daja i Edison Harizaj, i njohur ndryshe si ‘faqedjeguri’. Harizaj, 33 vjeç njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2018.
Arsyeja e shoqërimit të tij është bërë pasi dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe Taullai. Viktor Ymeri është miku i Indrit Taullait, i cili u arrestua nga Gjykata e Prizrenit dhe sot mori masën e sigurisë ’40 ditë burg’.
Pritet që në orët në vijim SPAK dhe Policia të kenë një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin. Viktor Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg për dy vrasje, por në vitin 2019 u lirua me kusht nga Gjykata e Elbasanit.
Kush është Viktor Ymeri
Viktor Ymeri që prej vitit 1999 deri në Dhjetor 2019 ka qëndruar në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.
Por si u liria Viktor Ymeri, në një kohë kur ndaj këtij personi, kishte mbërritur dhe një vendim penal i drejtësisë Italiane që e dënonte me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë.
Ky dënim është dhënë nga gjykata e Romës në Itali dhe është njohur nga gjykata e Elbasanit, ku gjyqtar ishte Sulejman Kurti. Sipas vendimit italian Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluar me armë zjarri mbi mjetin “BMË”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska. Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej. Veç këtij dënimi me 24 vite burg, Viktori, kishte marrë në 30 tetor 2018 dhe një dënim tjetër, të cilin thuajse e ka kryer me 25 vite burgim për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në Durrës.
(A.M/Faxweb.al)