Në Novobërdë të Kosovës një person është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.
Përmes një telefonate në polici nipi i viktimës, ka pretenduar se gjyshi i tij është vetëvrarë, por pas kësaj telefonate janë ngritur dyshime të cilat janë hetuar nga prokurori i shtetit.
Ai ka bërë ri cilësimin e veprës nga vdekje të dyshimtë në vrasje të rëndë, siç raportojnë edhe mediat vendase. Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e gjyshit të tij mbrëmjen e së premtes.