“Qeveria ime vendosi në mënyrë unanime: kanali nxitës Al Jazeera do të mbyllet në Izrael”, shkroi Netanyahu.
Al Jazeera ka mohuar fuqishëm se është një kanal nxitës kundër Izraelit.
Izraeli dhe Al Jazeera për një kohë të gjatë kanë mospajtime. Por, vendimi kërcënon rritje tensionesh me Katarin, pasi Qeveria në Doha aktualisht po luan rol kyç në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do të ndalte luftën në Gazë.
Al Jazeera është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës më 7 tetor. Programet në gjuhën arabe të kësaj media shpesh publikojnë edhe deklarata nga Hamasi dhe nga grupe të tjera militante në rajon. Kjo media ishte kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe pas rrëzimit të diktatorit irakian, Saddam Hussein.