Një zjarr ka përfshirë një banesë në një pallat në lagjen nr.5 të Durrësit në pronësi të shtetasit me inicialet B.B.
Një re e madhe tymi ka pushtuar një apartament të një prej pallateve të kësaj lagjeje, aty ku më parë ishte lulishtja “1 maji”.
Makinat zjarrfikëse kanë ardhur me urgjencë në vendngjarje, ndërkohë që tymi i zi që dilte nga apartamenti tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve që po kalonin pranë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2021, në orën 16:20, në lagjen nr.11, Durrës, në katin e katërt të një pallati, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)