Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Kldian Rasha.
Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit, Bedri Qorri. Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje. Mbi ish-efektivin e forcave shqiponja rëndon akuza e vrasjes me deshja.
Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, ku u qëllua për vdekje nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Mbi ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj rëndon akuza për vrasje me dashje.
(R.G/Faxweb.al)