Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kalush të Rrogozhinës, ku porta e banesës ka goditur një 6-vjeçare, e cila ishte duke luajtur në oborr. E mitura me iniciale N.D ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intesiv të mjekëve.
“Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar porta dhe për pasojë ka dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranës.
(E.K/Faxweb.al)