Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mjekun Ilir Alimehmeti, pasi analisti Arjon Sulo i tha se epidemiologu është shprehur se duhen pritur analizat e vaksinës kineze para se t’u injektohen qytetarëve.
Rama tha se këta ekspertë janë sharlatanë, pasi vaksinën kineze e përdorin 23 shtete, duke përfshirë edhe disa nga oborret më të pasura mbretërore, në vendet e lindjes së mesme.
Rama është përpjekur gjatë gjithë kohës që të justifikojë përdorimin e vaksinës kineze, me faktin se në Turqi po jep rezultate, ndërkohë që në të gjitha rastet kemi të bëjmë me shtete që janë të mbyllur sa i takon dhënies së informacioneve.
Sulo: Doktor Alimehmeti ka thënë që duhen pritur analizat.
Rama: Këta ekspertët janë sharlatanë. Unë po të them se Turqia vaksinon me këtë vaksinë. Si shpjegohet që 23 shtete marrin këtë vaksinë. Nëse e marrin të gjithë oborret mbretërore, çfarë do presim ne, Alimehmetin apo Ali Babën? I kemi marrë me të gjitha stadardet dhe kriteret ndërkombëtare.
Sulo: Keni ndryshuar, në fillim keni thënë se do i merrni me certifikime nga vendet që prodhojnë
Rama: Në çdo vend ka njerëz që nuk duan të vaksinohen, dhe kanë hezitim për të gjitha llojet e vaksinave.
(E.K/Faxweb.al)