Ditën e sotme në orën 15:00 është lajmëruar nisja e një greve urie nga ana disa ish-të përndjekurve politikë, në Godinën e Institutit të Ish- të Përndjekurve politikë përballë selisë së Kuvendit.
Në zbatimit të ligjit grevistët kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë për mbajtjen e grevës së tyre.
Ndërkohë ata kanë marrë refuzimin e kërkesës së tyre duke theksuar se është në shkelje të Aktit Normativ mbi kushtet e pandemisë së Covid-19.
Nisja e grevës së urisë sipas ish-të përndjekurve politikë lidhet me kërkesat e pambushura ndaj tyre dhe në kuadër të kësaj kanë hartuar një listë me 8 pika kryesore.
Kërkesat e Shoqatës Qendresa e Rezistenca e ish- të Përndjekurve Politik te Shqiperisë:
Ndryshimin dhe permiresimin e ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra të burgosur politikë (2007-2009 e në vijim)
Përfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar
Kthimi i parave të mbajtura ne Faturen e demshperblimit, nga perfitimi falas i banesave nga shteti per kategorine tone
Kompensim fizik e material të pasurive te konfiskuara, pronat e tokat bujqësore te grabitura nga diktatura e ligjit
Njohja dhe projektligj dhe Vlerësim i punës së papaguar te te gjithe te denuarve dhe te persekutuarve politike
Status të veçante, paketë ligje pensionesh duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje
Financa të ligjëruara për sëmundje profesionale të ftuar dhe trashëguara nga puna e rëndë e me pasoja në miniera, këneta etj
Vlerësim i krimeve te Komunizmit si krime kundra njerëzimit