Gazetari i Fax News, Preng Gjikola është liruar nga komisariati i Policisë në Lezhë, ku u mbajt për 4 orë.
Gazetari i Fax News u shoqerua në ambientet e Policisë teksa ushtronte detyrën e tij, konkretisht , ai po raportonte protestën e mbajtur nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Disa protestues, se bashku me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, bllokuan per 5 minuta rrugën e Kombit në formë simbolike.
Policia reagoi ashpër, duke shoqeruar në komisariat 33 prej tyre, të cilët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Mes të shoqeruarve ishte dhe gazetari i Fax News, Preng Gjikola, i cili po raportonte nga protesta e këtyre banorëve, pra ishte në orarin e tij të punës.
(E.H/Faxweb.al)