Teknologjia ndihmoi SPAK të gjente arsenalin e armëve në ndërmarrjen artisitke “migjeni”. Nëpërmjet aplikacionit google maps bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëvë në ish ndërmarrjen artistike Migjeni.
Edhe pse dëshmitari i drejtësisë fillimisht tregoi zonën ku fshihej arsenal i armëve autoritetet nuk mundën të gjenin gjë dhe u rikthyen sërish tek ai për ta marrë në pyetje. Në këtë moment Jamaku i ka kërkuar hetuesve një telefon ka bërë search në aplikacion e më pas ka shpjeguar për hetuesve, se depo ishte pikërisht në vendin që tregonte aplikacioni google maps.
Gjithashtu ai ka shpjeguar prokurorit të çështjes së në këtë vend kishte edhe ndërhyrje në mure, për të cilat, rezulton sipas prokurorisë, që Jamaku për shkak të punës si marangoz kishte ndihmuar në ndërtimin e tyre, por edhe transportin e armëve.
Ai ka treguar se në këtë vend vetëm ai kishte dërguar rreth 70 armë të ndyshëme, ku më pas grupi kriminal i shiste ato tek grupe kriminale apo persona të ndyshëm. Pas rishpjegimeve të Enver Jamakut, hetuesit janë rikthyer në magazinë dhe mëngjesin e 10 prillit, shembën muret e përshkruara nga Enver Jamaku, duke gjetur depon me armë nga më të sofistikuara. Sokol Xhura, i cili rezulton të jetë pronari i magazinës është shpallur në kërkim nga Policia dhe rezulton që prej më shumë se 1 muaji të jetë në Amerikë.
Burimet për Faxweb nga Prokuroria e Posaçme thonë se dëshmia e Enver Jamakut mund të zbardh disa ngjarje të tjera, për të cilat po punohet në verifikimin e të dhënavë.
(R.G/Faxweb.al)