Biznesmeni Erion Mane ka denoncuar këtë të hënë rastin e kërcënimeve nga patronazhistët dhe nga drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, i cili i ka dërguar edhe foton e një postimi të tij para dy muajsh, por ajo që binte në sy ishte fakti se screenshoti tregonte se ishte bere 2 orë pasi ishte postuar.
Mane tha se patronazhistët i kanë dërguar atij foto të familjarëve të tij dhe ajo që i bëri përshtypje ishte fakti se te të dhënat e të atit të tij rezultonte numri i tij i telefonit dhe kjo ishte një indicie që tregon se të dhënat ishin marrë nga e-Albania.
Biznesmeni tregoi se gjatë kohës së karantinës ai kishte nxjerrë leje dalje për të atij përmes aplikacionit e-Albania nga telefoni i tij duke përdorur numrin e tij të telefonit. Kjo sipas tij tregonte se të dhënat ishin marrë në data base e e-Albanias.
Ndërkohë Mane kërkoi mbështetjen e ambasadorëve për të marrë azil politik pasi në Shqipëri ndihet i rrënuar gjatë gjithë kohës.
Erion Mane:
Fillimisht i jam drejtuar drejtorisë përkatëse. Pasi nuk gjeta zgjidhje atje atëherë iu drejtova personit që mbron kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.
Pas këtij takimi, diku rreth muajit qershor kur filloi të lirohej disi sektori i turizmit, unë marr çdo të shtunë gjoba nga autoritetet rrugore. Duke iu thënë herë pas here pse marr këto gjoba, duke qenë se është një ligj i rrëzuar, e vetmja gjë që më kanë thënë drejtohu gjykatës.
Gjykata zgjat 1-2-3 muaj dhe unë duhet të qëndroj pa punë deri sa gjykata të japë vendimin. E njëjta situatë më ndodhi të shtunën në 9 të mëngjesit. Marr një sms nga shoferi dhe thotë se më ka ndaluar policia dhe më kanë kërkuar çdo dokument dhe ua kam dhënë. Pas 2 orësh e kanë ndaluar sërish për një dokument tjetër. Dhe më pas për të tretën herë. Polici rrugor i thotë vetë se ky nen nuk ekziston më sepse kjo licencë nuk jepet më. Personi që jepte urdhrat i thoshte më dërgo foton e printuar tani në çast. Me qetësi i them policit dërgoja. Deri këtu e lashë për t’u marrë vetë me këtë çështje.
Ky është z. Blendi Gonxhe, që e përshëndes. Ky është numri i telefonit. Ja biseda me të. Neni 86/6 nuk ekziston.
Pas bisedës së gjatë me personin që mbaja shpresë se do gjeja zgjidhje dhe që ma dha të drejtë deri në orën 9:24, më vjen kjo foto personale në ‘Facebook’-un tim personal ku unë kam vendosur një foto dhe një thënie të Kryemadhit.
Dhe nën foto Gonxhe më shkruan, ‘asgjë nëse sipas teje uni i bie të jem ndonjë gjethe e kalbur’.
I them po ç’lidhje ka kjo me ju, njësoj se i kam shkruar Blendi Gonxhes jo Nasip Naços apo Lefter Kokës, të cilët kanë qenë gjethe të LSI.
Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar.
Pas kësaj më vijnë foto të familjes time dhe bindjet e tyre politike dhe gjithçka dhe më vijnë pas kësaj të babait tim, qendra e votimit dhe për çudi numri im e ka përdorur babai im dhe atë kohë në karantinë e përdorte babai im për të marrë lejen dhe nuk ka lidhje babai im me këtë numër.
Tek të dhënat e babait është numri i telefonit tim. Patronazhisti Erando Pengili.
Fotoja që kisha vënë në ‘Facebook’ ishte e para 2-3 muajve, ndërsa screenshot, thoshte para 2 orësh, që do të thotë ishte bërë më herët.
Pasi nuk mora përgjigje, iu drejtova presidentit. Do kërkoj dhe mbështetjen e ambasadorëve për të marrë azil politik. Jam i rrënuar gjatë gjithë kohës për gjëra që nuk më takojnë. Nëse unë dua të postoj një foto të kryeministrit është e drejta ime, po ashtu dhe të Presidentit dhe të çdo njeriu në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi biznesmeni.
Pas kësaj më vijnë foto të familjes time dhe bindjet e tyre politike dhe gjithçka dhe më vijnë pas kësaj të babait tim, qendra e votimit dhe për çudi numri im e ka përdorur babai im dhe atë kohë në karantinë e përdorte babai im për të marrë lejen dhe nuk ka lidhje babai im me këtë numër.
Patronazhisti im thotë që vota ime është për LSI dhe më vendosin dhe emrin e biznesit. Më e madhja ishte që në këtë foto thuhet dy orë më parë dhe kjo foto mua më është çuar në ditën e shtunë. Më bën përshtypje që kjo foto e imja është bërë dy orë më parë dhe ky postim është bërë dy muaj më parë në shkurt. Pasi nuk mora zgjidhje fola me presidentin dhe i kërkova mbështetjen e tij për të marrë azil politik dhe jam i rrënuar gjatë gjithë kohës dhe çështjet e mia personale janë të miat.
Biseda e biznesmenti Erion Mane dhe drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR Blendi Gonxhe:
(R.G/Faxweb.al)