Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar numëruesit dhe komisionerët e përfshirë në manipulim votash se do ndëshkohen deri në 7 vite burg.
Ky reagim vjen pas ankesave të shumta nga të gjitha partitë se votat po manipulohen. Konkretisht, pretendimet kanëë të bëjnë kryesisht me votat e shpallura si të pavlefshme, për të cilat LSI thotë se shumica i përkasin atyre dhe po numërohen për PS-në.
Boiken Abazi thotë se shumica e votave të pavlefshme i përkasin atij por janë shpallur me qëllim të pavlefshme, ndërsa PD-ja thotë se shumica i përkasin atyre dhe janë bërë të pavlefshme me qëllim nga numëruesit.
“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, tha Celibashi.
(E.H/Faxweb.al)