Gjykata e Elbasanit ka vendosur “Arrest me burg” për ish-policin Koço Buzo i cili qëlloi për vdekje dy ditë më parë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeçe, ndërsa plagosi edhe dy persona të tjerë.Prokurori Petref Asllani kërkoi masën arrest me burg dhe këtë masë la në fuqi edhe gjyqtari Bujar Musta. Bajram Kllogjeri, avokati i të pandehurit e ka pranuar masën e dhënë nga Gjykata duke e cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.
Ai ka theksuar se klienti i tij e ka kryer krimin në një moment të rënduar psikologjik, pasi që nga koha kur gruaja i kishte thenë që do të divorcohej e kishte përjetuar mjaft keq. Ndërkohë vetë , autori pak ka folur para oficerëve gjyqësor . Ai ka theksuar se nuk mban mend asgje, se nuk ka qënë ai, pasi në atë kohë ndodhej në shtëpi , ndërsa gruan e kam në Tiranë pasi kam 6 muaj që nuk flas.
Ndersa ne lidhje me vrasjen sipas 58 vjecarit e ka marrë vesh nga shoket ne polici , por ai nuk mban mend asgje. Armën e kam pas në shtëpi që në vitin 97.
Në gjendje të rëndë për ngjarjen e ndodhur ai edhe në dëshminë e parë në polici ka qënë i kursyer në deklarata , teksa ka theksuar vetëm se “I pata thënë që nuk ke për tu ndarë prej meje,por ajo donte të më fuste në burg, pasi unë isha xheloz.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura , sikurse e parashikon kodi për raste të tilla që kanë të bëjnë me konflikte familjare.
Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj pranë Gjykatës së Elbasanit, ku do të vendosej për divorcin e çiftit që kishte prej vitesh konflikte. Ngjarja mund të kishte qënë edhe më tragjike nëse një qytetar i cili bëri të mundur neutralizimin e autorit nuk do të kishte ndërhyrë .
Viktima Liljana Buzo ishte larguar që nga fillimi i këtij viti nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo. Dhuna disa vjeçare ndaj saj ishte ushtruar në sy të fëmijëve të saj, ndërsa gjëndja e tij ishte rënduar edhe më shumë pas vdekjes së djalit pak vite më parë.