Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Vasil Shantos, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar brenda stacionit të autobuzit.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona janë lënduar, konkretisht dy këmbësore që po kalonin aty pranë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)