Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka goditur stacionin e autobuzit, duke marrë përpara dy këmbësore që po kalonin aty pranë në momentin e aksidentit.
Sipas njoftimit të Policisë, shoferja e cila humbi kontrollin e mjetit është shtetasja me inicialet F.Z., 47 vjeçe.
Dy këmbësoret e aksidentuara janë dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin mjekësor, raporton Policia.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)