Dhjetëra qytetarë janë shoqëruar nga policia pasditen e kësaj të diele, pasi zgjodhën të protestonin në sheshin Skëndërbej për konfliktin Izrael-Palestinë.
“Fax News” ka siguruar pamjet ekskluzive të shoqërime nga policia, të cilët nuk I kanë lejuar të zhvillojnë protestën e planifikuar.
Kordoni i policisë e ka zhvendosur protestën në rrugën e Kavajës duke mos i lejuar të protestojnë në sheshin Skënderbej vendi i cili ishte njoftuar më parë që do të zhvillohej kjo protest.
Në lidhje me këtë situatë ka pasur reagime nga ana e protestuesve duke i cilësuar si të padrejta shoqërimet e bëra.
Ndërkohë protestuesit kanë njoftuar se do të ketë sërish protest ditën e premte.
(R.G/Faxweb.al)