08:43 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moti me reshje, Denaj: Në monitorim nivelet e ujërave në rrjetin kullues dhe kanale

14:45 | 13/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti me reshje, Denaj: Në monitorim nivelet e ujërave në rrjetin kullues dhe kanale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se infrastruktura e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja e tokave bujqësore ka funksionuar normalisht, pa krijuar probleme.

“Në lidhje me situatën e krijuar nga kushtet atmosferike dy ditët e fundit, pavarësisht reshjeve intensive të shiut, kryesisht në Ultësirën Perëndimore (Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Lushnjë, Fier dhe Vlorë), infrastruktura e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja e tokave bujqësore ka funksionuar normalisht, pa krijuar probleme”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, nivelet e ujërave në rrjetin kullues dhe kanalet e ujërave të larta janë monitoruar dhe është ndërhyrë kur ka qenë e nevojshme për largimin e shpejtë të ujërave.

“Drejtoritë e ujitje-kullimit kanë monitoruar gjatë gjithë kohës funksionimin me kapacitet të plotë të 27 hidrovorëve për mbajtjen e niveleve të ulëta të ujit dhe shmangien e përmbytjeve në zonat që kullojnë me ngritje mekanike”, theksoi ministrja.

Pavarësisht se gjatë 48 orëve të fundit (me reshje dhe erëra të forta) ka pasur ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike të disa hidrovorëve, sipas ministres Denaj, përsëri është arritur të rifuten në punë menjëherë këta hidrovorë për normalizimin e situatës.

Etiketa: anila denaj
Pas

Licencimi i klubeve/ FSHF, takime dypalëshe me ekipet e kryeqytetit

Para

‘E mërkura do të jetë dita më e ftohtë, temperaturat zbresin në -10°C’, pakësohen rreshjet në vend

Para
‘E mërkura do të jetë dita më e ftohtë, temperaturat zbresin në -10°C’, pakësohen rreshjet në vend

'E mërkura do të jetë dita më e ftohtë, temperaturat zbresin në -10°C', pakësohen rreshjet në vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.