Këtë të shtunë në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax Neës, dirigjentja Suzana Turku shprehet se është një pedagoge e cila ka kërkesa ndaj studentëve të saj.
Ajo tregon se studentëve të saj nuk iu thotë dot shumë mirë kur nuk e kanë bërë ashtu si duhet, pasi sipas saj nëse ata duan të bëjnë një gjë të mirë është kur iu bën vërejtje që të arrijnë atë që duhet.
“U them gjithmonë edhe sot studentëve sepse duan vetëm tu thuash shumë mirë . Unë nuk e them dot shumë mirë, as të lumtë kur ti nuk e ke bërë ashtu si duhet sepse i them në qoftë se ju doni të mësoni, ose edhe koristat në qoftë se ne duan të bëjnë një gjë të mirë është kur unë bëj vërejtje që ti të arrish atë që duhet.
Unë kam kërkesa. Them faleminderit edhe kur nuk e bëjnë mirë sepse në fund të fundit harxhojnë kohë me mua që të punojmë bashkë.
Shqiptarët janë në nivele botërore. Bashkëpunimet tona kanë qenë shumë të mira me dirigjent të huaj, me këngëtar të huaj, me regjisor të huaj kanë qenë bashkëpunime shumë të mira, të mrekullueshme”, tha dirigjentja Turku.
(E.H/Faxweb.al)