Gazetari Flamur Vezaj, i kujton SPAK se ka ende shumë emra biznesmenësh të lidhur me politikën që do të duhet të ishin subjekt i tyre për hetimin e pasurisë. Reagimi i gazetarit vjen pas lajmit të djeshëm mbi sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, ndërsa për lehtësi pune, Vezaj i ka kujtuar SPAK-ut emrat e disa të tjerëve.
Alo SPAK-iste, keni harru edhe disa te tjere!
SPAK-u paska kerku konfiskimin e pasurive te Ylli Ndroqit dhe pjesetareve te familjes se tij per shkak te denimit te dikurshem per trafik droge! Po mire, meqe per kete personazh proceduat, pse nuk ndiqni te njejten praktike apo standart edhe per Agron alias Geron Xhafa!?? Edhe ky ka qene i denuar per trafik droge dhe i akuzuar se vazhdonte aktivitetin e paligjshem!
Edhe ky ka disa prona e pasuri bashke me pjesetaret e familjes se tij!! Po ne kete rast pse nuk velroni, kush ju ndalon?? Pse na krijoni dyshime se keto hetime pasurore jane selektive!??? Po per trafikantet e tjere te droges qe jane bere ndertues te suksesshem ne Tirane fal edhe lali Erit, cfare po behet me pronat e tyre si psh per kompanite e Pashk alias Antoni Gjini qe ka bere e po bene ndertime me gjithe biznesmenet e pushtetsshem ne Shqiperi! Po per ata trafikant droge qe KM Rama i dha licenca per resorte turistike ne jug, cfare po behet!???
Po mire trafikanteve se ndoshta i vjen radha kur te perplasen me ndonje nga pushtetaret por per biznesmenet e lidhur me pushtetin qe kane detyrime te papaguara ndaj shtetit (taksat e tatimet) qe kapin shifren e milionave euro!?? Nuk po rendise shume emra qe te ju lodh por po permend kompanite e Besnik Sulajt e te afermeve te tij (meqe ra fjala edhe vellai i ketij u arrestua per trafik droge)! Si dhe te ish-biznesmenit te lidhur me pushtetin e para 8 viteve, Rezart Tacçi! Keta qe kane shfrytezu pasurit shqiptare duke u pasuruar per vete por duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit, kush do merret me kete kategori biznesmenesh???
(E.K/Faxweb.al)