Pas raportimit të mëparshëm të Fax News mësohen detaje të reja për zhdukjen e 12 vjecarit Ronaldo Tanushi i cili u pa në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Babai i tij Gazmend Tanushi tha se atë e marrin vazhdimisht në telefon duke i thënë se e kanë parë në qendër të Tiranës dhe tek liqeni. Ai bën thirrje që kushdo që e shikon ta mbajë derisa të mbërrijë Policia pasi djali i tij po përdoret ng persona të komunitetit rom për të vjedhur dhe për qëllime të tjera të këqija.
Nga një video e filmuar pranë Liqenit shihet 12 vjecari i shoqëruar me një të mitur tjetër dhe zonja që i ka filmuar e kishte bërë videon pasi ata kishin tentuar ti merrnin qenin. Videoja u publikua pasi ajo pa djalin e zhdukur në media dhe e kuptoi se ishte i njëjti.
Kushdo që e sheh të miturin, është i lutur të telefonojë në numrin: 0683098367
(E.D/faxweb.al)