Një aksion blic është ndërmarrë nga policia në ambientet e paraburgimit të Vlorës, me 100 efektivë që kanë mbërritur nga Tirana.
Mësohet se efektivët e policisë të mbërritur nga Tirana kanë kryer kontrolle në ambientet e paraburgimit, për të parë nëse ka sende të paligjshme.
Kontrolli në ambientet e qelive ka zgjatur rreth një orë, ndërsa nuk dihet ende nëse janë gjetur apo jo sende të ndaluara.
Ajo që vihet re nga raportimet është fakti se janë përjashtuar nga kontrolli efektivët e policisë lokale të Vlorës.
(E.K/Faxweb.al)