Pas askidentit të frikshëm në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë, një tjetër autobus me turistë ka pësuar një aksident me pasojë vdekjen.
Por kësaj radhe ka ndodhur në Antalja të Turqisë. Një autobus i mbushur me turistë rusë ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për të përfunduar duke lënë 3 të vdekur dhe duke plagosur 16 persona të tjerë, të gjithë pasagjerë.
Autobusi ishte duke udhëtuar në autostradën D-400 në Manvgat, në momentin kur u përplas me trafikndarëset dhe më pas doli në korsinë e kundërt duke u përmbysur në rrugë.
Ambulancat dhe forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre.