Pasi komentoi akuzat e Berishës, se është peng i Edi Ramës, Lulzim Basha është ulur në kafe me të besuarit e tij në parti, ndërsa në pamje të parë duket më i relaksuar, se ditët pas vendimit më të ”vështirë të jetës së tij”.
Basha është ulur në kafe me 4 nënkryetarët e PD-së: Alfred Rushajn, Grida Dumën, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Kreu i demokratëve tha sot se nuk do të ketë asnjë Kuvend Kombëtar për sa i takon çështjes Berisha.