21:32 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

19:42 | 08/02/2025
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s

Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Përgjatë fushatës partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë, zotime që duken shpesh të vështira për t’u përmbushur në vendin më të varfër në Evropë.

Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se më në fund ekonomisë po i jepet hapësira e duhur.

“Janë programe ambicioze të partive opozitare, sepse partia në pushtet nuk ka pasur ndonjë program, i ka pasur disa zotime të cilat i ka bërë publike zoti Kurti. Janë ambicioze por jo të paarritshme. Ajo që më ka gëzuar më së shumti gjatë diskutimeve me partitë opozitare, sepse na kanë ftuar për të diskutuar, pra na kanë ftuar si sektor privat për të paraqitur programin e tyre ekonomik dhe kemi diskutuar rreth tij. Ata e shohin realizimin e këtyre premtimeve ekonomike në një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat, që do të duhej të bëhej nga çdo qeveri. Nuk mund të shihet sektori privat si armik sepse sektori privat është kontributdhënësi më i madh në shtet, në buxhetin e shtetit, punësim dhe gjitha të tjerat”, tha analisti Ibrahimi.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian edhe më tej ka lënë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, thanë të shtunën ndërkaq se fushata për zgjedhjet e së dielës është përshkuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

“Pa llogaritur aktivitetet që mbahen sot, në plot 130 aktivitete, apo rreth një e pesta e tubimeve publike të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe nxitëse, urrejtëse apo fyese”, tha Eugen Cakolli nga DnV.

Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet e së dielës. Analistët thonë se cilado qoftë qeveria e ardhshme, do të përballet me sfida të vështira mes zhvillimeve gjeopolitike që e kanë bërë botën shumë të paparashikueshme. /VOA

Pas

VIDEOLAJM/ U dëmtuan nga kapsollat, momenti kur kolegët largojnë nga protesta 3 efektivët e lënduar

Para

Tiranë/ Tenton të djegë veten pranë një karburanti, policia shpëton 60 vjeçarin

Para

Tiranë/ Tenton të djegë veten pranë një karburanti, policia shpëton 60 vjeçarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.