Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme, një aksident ka ndodhr në Shikaj ku dy automjete janë përplasur. Mirëpo drejtuesit e automjeteve janë përplasur fizikisht dhe thika.
Një person me inicialet M. K. është konfliktuar dhe ka goditur me thikë, një tjetër person me inicialet Sh. Ç., i cili është i afërm i drejtueseve të mjeteve të përfshirë në aksident.
Shtetasi Sh.Ç ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi:
Shijak/ Informacion paraprak
Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.