21:25 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vendim korruptiv”, Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”

13:52 | 24/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vendim korruptiv”, Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka deklaruar se do të lobojë në mënyrë që të hiqet “non grata” e vendosur ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara.

Kryedemokrati është shprehur se vendimi i marrë ndaj tij ishte korruptiv, dhe do të këmbëngulë pranë administratës së re Trump që vendimi i marrë sipas tij pas lobimit nga ana e mazhorancës shqiptare, të hiqet.“E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment.
Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit.
Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja.
Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor.
Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.
Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh.
Është evidente angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese.
Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës.
Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur.
Tani nuk kam asnjë lloj problemi, e kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.
Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera.
Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive…
…Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer tek MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.
Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë.
Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane.
Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës”, tha Berisha.

Pas

Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas

Para

GJKKO deklaron Memollën fajtor për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

Para
Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraqitet në SPAK

GJKKO deklaron Memollën fajtor për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.