11:27 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Heqja e TVSH-së nuk do të thotë ulje çmimesh’, Shehu kundër propozimit të PD-së: Nuk është krizë energjie por menaxhimi, barra do të bjerë te konsumatorët

14:59 | 13/10/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Heqja e TVSH-së nuk do të thotë ulje çmimesh’, Shehu kundër propozimit të PD-së: Nuk është krizë energjie por menaxhimi, barra do të bjerë te konsumatorët

Eksperti i Ekonomisë Sherefedin Shehu ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me krizën energjitike në vend, që sipas tij lidhet më së shumti me krizë menaxhimi. Shehu tha se rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh do të sillte një rritje të mëtejshme të çmimeve, ku barra finale do të binte mbi konsumatorët.

Sa i takon heqjes së TVSH-së për çmimet e shportës, Shehu tha se sipas tij kjo nuk do të përkthehej domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, pasi ato vendosen në sajë të kërkesës dhe ofertës në treg. Shehu tha më tej se në rastin e energjisë elektrike, heqja e TVSH do të ndikonte në uljen e çmimit, pasi kemi të bëjmë me çmime të kontrolluara në treg.

“Kjo krizë nuk lidhet me ndikimin e bursës, pasi ne jemi prodhues i energjisë hidrike, dhe kemi një bilanc pozitiv në pjesën më të madhe të kohës, me përjashitim të ndonjë krize, është më shumë zhurmë për qëllime politike, sesa krizë reale.

Rritja e çmimeve për biznesin e madh, do të çojë barrën te qytetarët, pasi do të përkthehet në rritje çmimi. Ishin deklarata kontradiktore, pasi nuk flet për mbështetje reale për qytetarët.

Kjo është një histori që ka brenda shumë elementë, nëse do të flisnim, realisht për plan masash, kryeministri duhet të kishte bërë një analizë të detajuar të sistemit. Kompanitë kanë bërë punësime masive para zgjedhjeve, njerëz që janë marrë vetëm për tiu dhënë rrogat.

Praktikisht ekspertët nuk gjejnë dot bilancet e KESH, OSHEE dhe OST, nuk ka transparencë dhe informim të publikut.

Unë nuk përkrah teorinë e uljes së TVSH, janë dy grupe mallrash, ushqimet dhe çmimi i energjisë që është i rregulluar. Unë marr krahun e ekspertit fiskal, politikat e diferencuara e kanë bazën kur aplikohen për herë të parë, dhe këtu bëhet fjalë vetëm në raste kur kemi të bëjmë mbi TVSH apo akcizën.

Çmimi i mallrave varet nga tregu, unë nuk besoj se në momentin post krizë ka vend për uljen e tvsh. Heqja e TVSH nuk do të thotë ulje e çmmit në treg, nuk mund të shpresojmë në zemërgjerësinë e tregtarëve. Në rastin e energjisë elektrike, ne kemi të bëjmë me një çmim të kontrolluar nga Enti Rregullator i Energjisë, dhe heqja e TVSH sjell dhe ulje çmimi“, u shpreh Shehu në Fax News.

Ai tha më tej se qeveria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që çmimet e energjisë për biznesin të mos të rriten, pasi kjo do të ndikonte në përkeqësimin e situatës me çmimet në treg.

Pas

Ishte bërë ‘tapë’! Rrahu prindërit, arrestohet 30 vjeçari në Shkodër. Në pranga dhe 2 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

Para

Census 2022, reagon kreu i Kishës Ortodokse: Qeveria tha 10%, por ortodoksët në Shqipëri janë 30%, ta deklarojnë me forcë besimin e tyre

Para
Census 2022, reagon kreu i Kishës Ortodokse: Qeveria tha 10%, por ortodoksët në Shqipëri janë 30%, ta deklarojnë me forcë besimin e tyre

Census 2022, reagon kreu i Kishës Ortodokse: Qeveria tha 10%, por ortodoksët në Shqipëri janë 30%, ta deklarojnë me forcë besimin e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

Sulmi i SHBA ndaj Iranit shton pasigurinë ekonomike globale

Sulm masiv rus në Kiev, raportohen 5 viktima

“Rrezikojmë luftë botërore”–Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit në Iran

Trump: “Shkatërruam kapacitetet bërthamore të Iranit”/Amerika përdor “MIGA” dhe mbështet ndryshimin e regjimit

Tregjet globale tronditen nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Irani shqyrton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-n

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.