Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan një çështje të mbyllur atë të protestës së 21 janarit 2011 ku u vranë 4 protestues.
Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në lidhje me protestën e 8 janarit në Partinë Demokratike, Basha u pyet nëse është i gatshëm të dëshmojë nëse rihapet çëshjta e 21 janarit, por Basha tha se ky komunikim nuk duhet të kthehet në kalavar pyetjesh.
Pjesë nga komunikimi për mediat
Pyetje: 21 janari? Nëse hapet çështja a jeni i gatshëm ju të jepni dëshminë tuaj?
Basha: Dosja është proceduar në mënyrë të plotë. Siç ju thashë, më lejoni të mos e kthejme në kalvar pyetjesh por të përqëndrohemi te çështja.
(E.H/Faxweb.al)