Në një minierë në afërsi të qytetit Sokobanjë në Serbi të premten ka ndodhur një shpërthim dhe shembje, ku dyshohet pasojë kanë vdekur tetë minatorë e janë plagosur rreth 20 tjerë, raporton televizioni serb “RTS”.
Në minierën “Soko” ka ndodhur aksidenti në mëngjesin e sotëm.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Aleksinac, Radoljub Zhivadinoviq, ka thënë se aksidenti ka qenë i madh dhe informatat e para janë se tetë minatorë kanë vdekur e janë lënduar rreth 20.
Ai ka thënë se ka të dhëna se kanë mbetur të ngujuar edhe disa minatorë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Aleksinac, Goran Vidiq, ka thënë se në terren janë katër ekipe shëndetësore. Ai ka thënë se në
spital janë trajtuar 18 minatorë, prej tyre 15 me lëndime të lehta e dy me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka treguar se në bisedë me menaxhmentin e minierës i është thënë se në shërbim ishin 49 minatorë.
“Situata është e vështirë, ka edhe të afërm, njerëzit janë të shqetësuar. Fatkeqësisht nuk është aksidenti i parë. Aleksinac dhe rrethina janë të njohura për këtë, dhe është përsëritur”, ka thënë Vidiq.