08:37 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reklamonte radio si të policisë në rrjetet sociale, arrestohet e reja në Tiranë, i gjenden 15 të tilla

09:12 | 16/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reklamonte radio si të policisë në rrjetet sociale, arrestohet e reja në Tiranë, i gjenden 15 të tilla

Një 28 vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi reklamonte në rrjetet sociale radio si të policisë, dhe i tregtonte ato kundrejt fitimit. Policia ka zbuluar 15 radio të tilla, pas kontrollit në një mjet të shërbimeve postare.

E reja, Marinela Gjinaj, akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Receiver”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Reklamonte dhe tregtonte radio policie, në një faqe në rrjete sociale, vihet në pranga 28-vjeçarja. Sekuestrohen radio si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Receiver”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: M. Gj., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: 15 radio policieMarinela Gjinaj
Pas

Arrestohet lordi meksikan i drogës, qeni i policisë e gjeti në një shkurre

Para

Ekspertët: Prodhuesit kosovarë duhet të jenë më ‘agresivë’ për të fituar treg në Shqipëri

Para
Ekspertët: Prodhuesit kosovarë duhet të jenë më ‘agresivë’ për të fituar treg në Shqipëri

Ekspertët: Prodhuesit kosovarë duhet të jenë më 'agresivë' për të fituar treg në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama ndan momentet nga 34-vjetori i PS: “11 Maji, suksesi spektakolar i Shqipërisë 2030”

Tensionet rriten në Rusi, ekonomia përballet me kërcënimin e recesionit

Rusia reagon ashpër ndaj tensioneve: “Vrasja e Khameneit do të destabilizonte rajonin”

Rezidenca e ambasadorit norvegjez në Izrael në shënjestër të një sulmi me granatë – autorët ende në kërkim

Izraeli sulmon objektiva ushtarake në Iran, përfshirë selinë e programit SPND

Përballë tensioneve me Izraelin, BE dhe Britania nisin dialogun me Iranin

Këmbimet valutorë sot: Çmimet e euro, dollarit dhe analizë për monedhat e tjera

Takim kritik BE-Iran në Gjenevë, në sfondin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.