Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Rruga e Kombit.
Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se një kamion mallrash me ngarkesë është përmbysur tek Rruga e Kombit në afërsi të Kukësit.
Si pasojë është plagosur shoferi me iniciale K.G (60 vjeç), i cili është transportuar me urgjencë për në spital. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje. Për shkak të aksidentit është devijuar kalimi në njërin krah të autostradës.
Policia devijon trafikun nga unaza e qytetit te Kukësit për të gjithë automjetet që vijnë nga Morina për në Tiranë.